Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 33 vjeç, banues në fshatin Kastriot, pasi në hyrje të qytetit të Peshkopisë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Rr. B.
Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi Rr. B.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.