E hënë, 24 Shkurt, 2025

Kabina elektrike e rrezikshme në lagjen Gjeologu, denoncojnë sërish banorët

Kabinat elektrike kryesisht afër zonave të banuara janë kthyer në problem shqetësues për banorët në të gjithë Qarkun Dibër.

Denoncimi i fundit vjen nga banorët e lagjes Gjeologu në qytetin e Bulqizës.

Kjo kabinë elektrike e cila ndodhet shumë pranë shtëpive të banimit, rrezikon të shembet. Ndryshe nga disa kabina të tjera për të cilat mungonin elementet e sigurisë siç janë dyert e dritaret, tek kjo kabinë rrezikon të shembet muri.

Banorët kanë ngritur shqetësimin që kjo kabinë të rrezikojë jetën e fëmijëve të cilët luajnë në hapsirën para saj çdo ditë. Duke qenë se një pjesë e murit është shembur, rrezikon që të shembet i gjithë objekti.

Të gjendur në këto kushte, banorët kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme nga instituionet përgjegjëse që të parandalohet ndonjë tragjedi e mundshme.

Duke qenë se ajo është ngjitur edhe me një objekt tjetër, mund të futen fëmijë nga e çara e murit dhe të rrezikojnë të biejnë në kontakt me rrymën elektrike.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit