Të dielën janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e kampionatit të kategorisë së parë në futboll për llogari të javës së 24 të këtij edicioni.
Matjanët luajtën përballë fierakëve në transfertë, takim i cili ka përfunduar me porta të paprekura.
Matjanët kanë patur disa raste për të shënuar në portën fierake, por askionet nuk janë finalizuar me gol. Ndërkohë edhe vendësit kanë kërkuar me ngulm të merrnin tri pikë të plota edhe për faktin se ndodhen në zonën e rrezikut.
Megjithatë, veç polemikave e llojës me nerv, kjo përballje nuk nxorri fitues duke bërë që gjithçka të mbyllej 0 me 0.
Ndërkohë, trajneri i Burrelit Ditmar Bicaj deklaroi pas takimit si ishte zhvilluar ndeshje e fortë.
“Ashtu siç ishte parashikuar, ndeshja ishte e fortë dhe mund të themi ndryshe se u zhvillua një “luftë” e vërtetë sportive, me dyluftime të ashpra në çdo cep të fushës, tension të lartë, polemika të forta dhe raste të shumta shënimi.
Jam i kënaqur me djemtë, ishin “luftëtarë” në fushë, treguan karakter dhe në çdo moment patën shpirtin e garës” – tha mes të tjerash Bicaj.
Ndarja e pikëve nuk i ka shërbyer asnjërit ekip në renditje. Ndërkohë, ndeshjet e tjera të javës së 24 përfunduan: Lushnja – Erzeni 3 me 0, Kastrioti – Pogradeci 0 me0, Korabi – Besa 0 me 2, Kukësi – Flamurtari 1 me 1 dhe Valbona – Vora 0 me 1.