E mërkurë, 26 Shkurt, 2025

Dumani i ‘përgjigjet’ Ramës: SPAK ka kryer hetime të guximshme kundër zyrtarëve të lartë. Epoka e paprekshmërisë po lëkundet

Kreu i SPAK, Altin Dumani i ka kthyer nje pergjigjie indierekte akuzave te Rames, teksa ka deklaruar se “epoka e paprekshmërisë po lëkundet”, ndërsa theksoi se institucioni që ai drejton ka kryer hetime të guximshme kundër zyrtarëve të lartë.

Po ashtu, Dumani tha se hetimet e SPAK kanë goditur edhe “grupe kriminale të përfshira në trafiqe ndërkombëtare të drogës, pastrimin e parave, organizatave kriminale”.

Altin Dumani: Sic duhet edhe nga përmbajtja e materialit konstatohet një progres i arritur nga SPAK dhe një tregues që SPAK është në gjendje të kryerje në pavarësi të plotë hetime të guximshme kundër zyrtarëve të lartë që kanë dëshmuar se epoka e paprekshmërisë po lëkundet.

Kemi goditur edhe organizata kriminale të cilët janë të përfshirë në vepra penale shumë të rënda. Bashkëpunimi me Interpol, Europol dhe Eurojust është shtuar.

Lufta ndaj pastrimit të parave kërkon të japë mesazhe të qarta se krimi nuk mund të blejë apo shpërblejë

Artikuj te ngjashem

Me te fundit