E mërkurë, 26 Shkurt, 2025

SPAK nën kritika, reagon Dumani: Jemi institucioni më i kontrolluar, edhe Kuvendi ka mundësi të monitorojë punën tonë

Kreu i SPAK, Altin Dumani i dha një përgjigje kritikëve edhe për faktin nëse SPAK është një institucion i kontrollueshëm.

“Ne jemi institucioni më i kontrolluar dhe më i monitoruar. Ne kemi një kontroll të brendshëm, për shkak të parashikimit në ligj. Edhe në praktikë, jemi shumë të vëmendshëm edhe karshi çdo shkelje të ligjit nga prokurorët e SPAK, BKH dhe administrata jonë. Ne hetojmë edhe njëri- tjetrin. Ne kontrollohemi nga gjykatat e të gjitha niveleve, shkalla e parë, Apeli, Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese.

Ne kontrollohemi edhe nga KLP. ne kontrollohemi nga ILD-ja. Siç kontrollohet çdo prokuror i prokurorisë së përgjithshme, kontrollohen edhe prokurorët e SPAK. Ne raportojmë në Kuvend mbi ecurinë e institucionit, duke dhënë një panoramë të plotë të punës 1 vjeçare. Ne propozojmë si mund të zgjidhen problematikat.

Kuvendi ka mundësi që të kontrollojë punën e SPAK. Në raportin vjetor që ne bëjmë është edhe si janë përmbushur rekomandimet e Kuvendit. Këtë vit sa i takon miratimit të strategjive, i kemi përmbushur të gjitha rekomandimet. Ne jemi institucioni më i kontrolluar në Republikën e Shqipërisë”.

Kreu i SPAK deklaroi gjithashtu se ata raportojnë në Kuvend dhe kuvendi kontrollon punën e Prokurorisë së Posaçme.

“Raportojmë në kuvend duke dhënë panoramë të plotë dhe propozojmë si mund të zgjidhen problematikat dhe Kuvendi përmes instrumentave të tij kontrollon punën e Prokurorisë së Posaçme. Në raportet vjetore një nga pikat është si janë përmbushur rekomandimet e kuvendit gjtihashtu edhe rekomandimet e Këshillit të Ministrave në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ju ftoj të shikoni raporte vjetore”.

Dumani njoftoi se këtë vit institucioni që ai drejton ka përmbushur të gjitha rekomandimet e Kuvendit.

“Këtë vit pothuajse kemi përmbushur të gjitha rekomandimet e kuvendit, disa në masën 100% disa pjesërisht”.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit