Me fotografinë që nuk e lëshon nga dora, Qamile Shurdhi kërkon drejtesi për mbesën, Klaudia Lata që humbi jeten nga përplasja e trenave pranë Larisës në Greqi.
Ne kete 28 shkurt, dy vite nga tragjedia me 57 viktima halla e Klaudias doli në sheshin Skënderbej në Tiranë, për 21 vjecaren që jeta iu nderpre ne mes.
“Të behet drejtesia, të thone çfare ndodhi. Ata jane djegur te gjithe por vellai dhe nusja e vellait tim po shkaterrohen”.
Kujton momentet e fundit të Klaudias në udhëtimin që rezultoi fatal për të.
“Klaudia ishte duke ndjekur Karnavalet me motren, te dashurin. Kjo do ikte ne Selanik per ne shkolle. Iku me tren. I tha e ema kthehu sonte ne Larisa, jo do iki se s’ben tha se kam neser mesim”.
Klaudian e kujton si një vajze të shkëlqyer.
“Studente ekselente. Ishte e para ne ate fakultet qe ishte ajo”.
Qamile Shurdhi zgjodhi t’i bahsohej tubimit solidarizues në Tiranë, më pamundësi për të shkuar në Greqi, për të qenë pranë prindërve të Klaudisa në këtë moment të vështirë për ta.
Dhjetëra qytetarë shqiptarë dhe greke u mblodhën në Tirane për tubsolidarizuar me popullin grek, qe jane ngritur në protesta këte 28 shkurt për të kerkuar drejtesi dhe zbardhjen e ngjarjes me 57 viktima.
“Unë jetoj në Greqi prej 28 vitesh. U ndodha në Shqipëri për problemet e mia dhe kërkoba ku do mblidheshin njerëzit. Të bëhet drejtësi, të zbulohet e vërteta”.
Përplasja tragjike e dy trenave kokë më kokë, trenit të mallrave dhe trenit të pasagjerëve në afërsi të Larisës, u mori jetën 57 personave, mes tyre edhe 6 shqiptarëve dy vite më parë