Kjo e shtunë ka sjellë përkeqësim të kushteve atmosferike në vendin tonë. Në zonën verilindore ka patur reshje shiu dhe prani të mjegullës.
Aksi rrugor nga Bulqiza në drejtim të Klosit ishte nën pushtetin e mjegullës gjatë ditës së sotme duke u bërë problem për qarkullimin e automjeteve.
Për shkak të dendësisë së mjegullës, automjetet u detyruan të kufizojnë ndjeshëm shpejtësinë e lëvizjes për të mos u bërë burim aksidentesh.
Sinoptikanët kanë parashikuar përkeqësim të kushteve atmosferike në orët në vijim, ku në lindje priten reshje dëbore e në zona të tjera reshje të dendura shiu.
E gjithë java parashikohet të jetë e ndikuar nga kushte atmosferike relativisht të dobëta ku do të ketë reshje shirash në të gjithë territorin.
Ndërkohë, temperaturat do të vijnë gradualisht në rritje pas disa ditësh me vlera negative që ranë deri në minus 10 gradë Celsius kryesisht në verilindje të vendit tonë.