Një burrë rreth të 60-ve, ka humbur jetën pasi dyshohet se ra aksidentalisht në gropën me ujë në një pallat të papërfunduar në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haxhi H. Dalliu”, ndërsa viktima ende nuk është identifikuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Në rrugën “Haxhi H Dalliu” në një pallat ende të papërfunduar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një gropë me ujë dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.