E premte, 7 Mars, 2025

U zhduk nga banesa ku mbahej nën arrest shtëpiak, përfundon në pranga i riu në Bulqizë

Policia e Bulqizës ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Gjatë kontrolleve rutinë, shërbimet e Komisariatit të Policisë konstatuan se shtetasi J. B., i cili duhej të ishte në banesë, mungonte.

Menjëherë pas konstatimit, forcat e rendit nisën kërkimet, duke bërë të mundur kapjen e tij. I arrestuari ishte vendosur nën masën e sigurisë nga Gjykata e Dibrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Ndaj tij tashmë rëndon edhe akuza për “Largimin e të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit