Banorë të fshatrave të Klosit që prej hapjes së rrugës së Arbrit po i shesin prodhimet e tyre bujqësore pranë rreth-rrotullimit të fshatit Fshat. Dikur ata i shisnin në rrugën e vjetër nacionale nga Ura e Fshatit në Qaf Buall.
Për shkak se këta banorë nuk kanë ferma të mëdha, që do të kishin shumë prodhim, prodhimin bujqësor familjar e shesin në rrugë për kalimtarët e rastit.
Hapja e rrugës së Arbrit ka qenë mundësi shumë e mirë për fermerët klosjanë, por ata thonë se me hapjen edhe të tunelit të Murrizit do ta kenë akoma më të lehtë të shesin prodhimet e tyre. Njëra nga fermerët, Lule Zhuku shprehet se të gjitha produktet që tregton janë të familjes së saj. Pas hapjes së tunelit, ajo thotë se do ta ketë më të lehtë të shkojë t’i shesë edhe në kryeqytet.
Gjatë rrugë së Arbrit, nga Peshkopia deri në Tiranë janë disa tregtarë ambulantë që kanë zgjedhur të shesin prodhimet e tyre bujqësore tek kalimtarët e rastit, por pika më e përqendruar e këtyre prodhimeve bujqësore është tek rrethrrortullimi në fshatin Fshat, ku bashkohet rruga e Arbrit me rrugën lidhëse me qytetin e Klosit.