Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një konference për mediat, duke akuzuar Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe Xhevdet Troplinin, të njohur si “Poja”, se kanë vizituar në qeli kryebashkiakun Erion Veliaj.
Sipas Berishës, Manja ka vizituar Veliajn dhe ka përcaktuar një trajtim të ndryshëm për të, duke vendosur një standard të privilegjuar në kundërshtim me ligjin.
Ai shtoi se, sipas burimeve të tij, një vizitë tjetër ka ndodhur më parë në qelinë e Erion Veliajt, ku Xhevdet Troplini ka dhënë udhëzime të qarta për heshtje.
“Poja i ka diktuar kodin njëlloj si në takimet e tjera me të burgosur. I ka thënë: një, dy, tre, mos fol dhe nesër ai falënderon Edi Ramën. Kjo është një histori mafioze,” deklaroi Berisha.