E martë, 11 Mars, 2025

Çfarë tha Gjesti në dhomë të rrëfimit pas daljes së Eglit

Pas daljes së Eglit nga shtëpia e “BBVA4” për shkaqe shëndetësore, banorët e spektaklit në fjalë, por jo vetëm, mendojnë se arsyeja e tërheqjes së saj nga gara është Gjesti.

Këto reagime janë bërë duke marrë shkas se së fundmi dy banorët në fjalë kanë patur vazhdimisht përplasje. Dhe vendimi i Eglit për të lënë garën e “BBVA4” ka ardhur pas përballjeve të ashpra me Gjestin.

Mirëpo ky i fundit nuk mendon kështu.

Në një video të postuar nga faqja zyrtare e “Big Brother Albania” është publikuar deklarata e Gjestit në dhomën e rrëfimit në lidhje me këtë situatë.

Banori këmbëngul se nuk ishte faj i tij për këtë, ndonëse të gjithë i kanë drejtuar gishtin atij.

Gjesti: S’e kom detyru unë mor vlla. S’e kom shti me zor. Ka met që ka dalë prej meje. Jom t’u u konsideru njeriu ma i poshtër ktu. T’u dal unë sikur kom bo naj sen të keq. Zot rujna. S’po di ç’ka i kam bo more bab. Nuk osht se kam bo diçka t’ron. Sene prej inati s’i kam bo kurrë. M’paragjykun krejt mu.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit