E martë, 11 Mars, 2025

“Hardhuca dhe zhaba”, Berisha batuta në prezantimin e koalicionit: Kujtim, jepja mustaqet Ramës se u çmend pas tyre

Kryetari i PD Sali Berisha, në fjalën e tij në prezantimin e koalicionit të PD “Shqipëria Madhështore”, iu përgjigj sulmeve të kryeministrit Edi Rama.

Berisha ia ktheu me batuta kreut të qeverisë, epitetet që ai ka përdorur ndaj opozitës me fjalë të tilla si “zhabat”, “hardhucat” etj, duke theksuar se kjo është alternativa e mazhorancës. Kreu demokrat i tha Kujtim Gjuzit se duhet t’ja japë mustaqet Ramës, pasi sipas tij kryeministri “u çmend pas atyre”.

Sali Berisha: Çfarë paraqet pala tjetër? Paraqet hardhucë, zhapinj, paraqet brektosa, zhaba… Ku je Kujtim, jepja ato mustaqe, bëj diccka me to, se po çmendet pas mustaqeve tua. Unë dhe ti e njohim kujtim, nga ana psikologjike, ia di ti arsyet pse.

Kujtim Gjuzi: Je Skënderbeu i shqiptarëve.

Sali Berisha: Një njeri që ka qeveris 12 vite dhe nuk iu thotë dot shqiptarëve një arritje. Edhe arritjet janë të nxira nga vjedhje të tmerrshme.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit