E mërkurë, 12 Mars, 2025

Projekt madhështor, United prezanton stadiumin e ri, më i madhi në Angli

“Disa janë shumë të aftë, disa të tjerë janë të mbi paguar”. Me këto fjalë e nis intervistën e tij Sir Jim Ratcliffe, bosi i Man.United, i pyetur mbi situatën që po kalojnë “djajtë e kuq”, një moment shumë delikat që e sheh ekipin e Amorim jashtë çdo objektivi në Premier League. Sigurisht interesi ishte i madh për të kuptuar se çfarë mendimi nga miliarderi britanik në lidhje me Ruben

Amorim:

“Nëse shikon skuadrën që ka në dispozicion Ruben, mendoj se po bën një punë të mirë. Ai është një trajner i shkëlqyer, mendoj se do të qëndrojë për shumë kohë me ne”, theksoi bosi i United. “

Djajtë e kuq” shpresojnë që të rikthehen sërish në nivele të larta, ndërsa pronarët e klubit shpalosën të martën edhe projektin e tyre madhështor për stadiumin e ri. Nuk bëhet fjalë për një rinovim të stadiumin aktual “Old Trafford”, por një stadium totalisht të ri, i cili do të jetë stadiumi më i madh në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas projektit të shpalosur bëhet fjalë për një investim prej 2 miliardë paund, një stadium që do të ketë një kapacitet prej 100 mijë vendesh dhe do të ndërtohet afër stadiumit mitik “Old Trafford”. Pavarësisht se United është afro 1 miliardë paund borxh, pronarët e klubit nuk kanë bërë ende me dije se do të paguajnë për të ndërtuar stadiumin e ri, por u mjaftuan duke shtuar se stadiumi do të krijojë 92 mijë vende të reja punë dhe të sjellë për ekonominë e Anglisë afro 7,3 miliard paund në vit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit