E mërkurë, 12 Mars, 2025

Horoskopi, 12 Mars 2025

Dashi – Klima në jetën tuaj në çift ka rrezik të ftohet sot. Nëse nuk doni që gjërat të marrin menjëherë tatëpjetën qëndroni pak larg njëri-tjetrit. Beqarët nga ana tjetër do jenë shumë në humor dhe do i joshin pa fund personat që do kenë rreth e rrotull. Për financat do fillojë një periudhë e qëndrueshme gjatë së cilës mund të kryeni edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Demi – Ju do bëni të pamundurën që të keni një ditë të kënaqshme, por yjet do sjellin debate dhe mosmarrëveshje. Ata do ju nxitin ta kundërshtoni fort partnerin për çdo gjë. Beqarët nuk do pëlqejnë të krijojnë shpejt e shpejt një lidhje, por do ja lënë gjithçka kohës. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme dhe situata do jetë më e stabilizuar.

Binjakët – Partneri do të jetë shumë kërkues ndaj jush sot, kështu që bëni çmos t’ia plotësoni dëshirat. Në orët e mbrëmjes ai do jetë më i qetë dhe më i dashur me ju. Ata që kane pasur mosmarrëveshje do pajtohen. Beqarët do vazhdojnë të jenë në kërkim të princit të kaltër, por pa shumë fat. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni rreziqe edhe nëse situata do jetë e paqëndrueshme.

Gaforrja – Ditë e kënaqshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ja kaloni më se miri me atë që keni në krah, do dilni dhe do argëtoheni pa fund së bashku. Beqarët do kenë mundësi të provojnë emocionet e dashurisë. Personi për te cilin kanë ëndërruar kaq shumë do bëhet pjesë e tyre. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme, kështu që bëni kujdes me shpenzimet.

Luani – Debatet në çift do jenë të shumta gjatë kësaj dite. Secili prej jush do mendojë se ka të drejtë dhe nuk do arrini dot të bini në konsensus. Beqarët duhet t’i bëjnë sytë katër sepse në një vend ku do shkojnë do takojnë personin ideal. Gjithçka mund të ndryshoje për ta. Në planin financiar do kryeni shpenzime të pamenduara dhe situata do jetë delikate.

Virgjeresha – Nëse doni ta shijoni ashtu si duhet jetën tuaj në çift mos i kaloni etapat me shpejtësi. Çdo gjë ka kohën e vet. Në orët e mesditës partneri mund t’iu bëjë një surprize të madhe. Beqarët do jenë të turpshëm dhe nuk do i pranojnë ftesat që do ju bëhen. Mos prisni që t’ju luten. Financat do jenë të paqëndrueshme. Mos jepni hua dhe mos kryeni sot investime te mëdha.

Peshorja – Sektori i dashurisë do jetë gjatë gjithë kohës i mbrojtur nga yjet. Do i kushtoni më tepër kohë dhe vëmendje partnerit dhe do e surprizoni gjatë gjithë kohës. Edhe beqarët do e gjejnë më në fund shpirtin e tyre binjak dhe do ndihen më të plotësuar. Financat do jenë më të mira se kurdoherë kështu qe mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Akrepi – Nëse jeni ne një lidhje duhet të mendoheni 100 herë para se të merrni vendime të rëndësishme. Vërtet e dashuroni fort partnerin, por për te hedhur hapa te mëtejshme duhet të jeni të sigurt. Beqarët nuk do e mbajnë mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por gjithçka do ju ndodhë si me magji. Në planin financiar do jeni të matur dhe do i menaxhoni me kujdes të ardhurat.

Shigjetari – Ditë mjaft intensive dhe e mbushur me surpriza të këndshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Partneri do ju mbajë në pëllëmbë të dorës dhe do iu bëjë të ndiheni sa më mirë. Beqarëve do iu rendojë pa masë pesha e vetmisë dhe do mërziten shumë. Financat nuk do jenë aspak të këqija megjithatë mire është të shpenzoni me kujdes edhe këtë periudhe.

Bricjapi – Dite paksa e turbullt dhe me disa debate kjo e sotmja për të dashuruarit. Mundohuni të tregoheni realistë dhe t’i zgjidhni ato me shumë maturi. Beqarët do ndihen shumë mirë ashtu si janë dhe në shoqërinë e miqve, prandaj nuk do e ndiejnë aq shume nevojën e një partneri. Financat do tronditen mjaft për shkak të shpenzimeve të mëdha që do kryeni.

Ujori – Influenca e yjeve do jetë e kontrastuar gjatë kësaj dite. Jupiteri dhe Urani do nxitin debate, ndërsa Venusi do mundohet të krijojë një klimë të ngrohtë. Beqarët do kenë takime impresionuese dhe shumë shpejt do mund të fillojnë edhe një lidhje të qëndrueshme. Në planin financiar do i kaloni të gjitha vështirësitë dhe do ndiheni më në fund të qetë.

Peshqit – Momentet romantike do jenë të shumta gjatë kësaj dite për të dashuruarit. Do ndiheni shpesh si në një ëndërr nga e cila nuk do dëshironi të zgjoheni. Beqarët duhet ta largojnë turpin nëse duan me të vërtetë të gjejnë një person me të cilin të kalojnë jetën. Plutoni do ju ndihmojë në planin financiar që ta përmirësoni dalëngadalë situatën. Do ndiheni më të qetë./t

Artikuj te ngjashem

Me te fundit