Dita e sotme ka nisur me reshje të pakta, por në mbrëmje priten rrebeshe kryesisht në veri dhe në qendër të Shqipërisë.
Sipas meteorologëve kjo situatë do të vijojë edhe gjatë natës dhe nesër, por për të premten dhe të shtunën pritet përmirësim i kushteve meteorologjike dhe temperaturat do rriten deri në 24-25 gradë celsius.
“Orët në vijim do të sjellin përmirësim të motit, por në mesnatë do të ketë përsëri rrebeshe. Temperaturat do të variojnë nga 6 deri në 22 gradë në rang territori. Në përgjithësi do të kemi kthjellime dhe reshje të pakta, por në mbrëmje priten rrebeshe në veri e në qendër dhe gjatë natës e mëngjesit të nesërm në të gjithë Shqipërinë. E premtja do të sjellë përmirësim të kushteve të motit, me temperatura që do të arrijnë 24-25 gradë Celsius”.
Por pas të shtunës, në vend pritet rikthimi i dimrit me ulje të theksuar të temperaturave deri në 4 gradë dhe reshje bore në zonat veriore malore.
“E diela do të sjellë reshje dhe rrebeshe në territor, të cilat do të jenë të lokalizuara në skajin verior. Do të rikthehen reshjet e dëborës gjatë ditës së hënë. Ndërsa të premten dhe të shtunën, kushtet do të jenë më komode, me temperatura maksimale prej 24-25 gradësh. Por, të dielën do të ketë një rënie të theksuar të temperaturave, deri në 4 gradë, duke kaluar nga dita e verës në kushtet e dimrit”.