E premte, 14 Mars, 2025

Aksident tragjik në Bulqizë, nëna humb jetën, plagoset babai dhe 3 fëmijët e çiftit

DIBËR – Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në në segmentin e Rrugës së Arbrit, Bulqizë-Shupenzë, ku një grua ka humbur jetën.

Matilda Zogu humbi jetën pasi fuoristrada e cila drejtohej nga bashkëshorti, dhe me pasagjerë 3 fëmijët e tyre dhe një familjare, doli nga rruga.
Policia njofton se babai i familjes i identifikuar si Edmir Zogu, fëmijët dhe e afërmja, po transportohen drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Njëri nga fëmijët raportohet të jetë në gjendje të rëndë shendetësore.

‘Rreth orës 21:00, në vendin e quajtur “Ura e qytetit”, aksi rrugor Bulqizë-fshati Peladhi, shtetasi E.Z., teksa drejtonte automjetin tip ‘Fuoristradë’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga të automjetit, ka humbur jetën shtetasja M.Z., rreth 31 vjeçe (bashkëshortja e drejtuesit të automjetit), ndërsa drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë, janë dëmtuar dhe po transportohen drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar”,- njoftoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të saktë të daljes nga rruga të automjetit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit