Hysnije Kaja Murra ka lindur në Gjoricë në, vitin 1972 dhe aty mori shkollimin bazë. Ka mbaruar Universitetit në degën Kimi-Biologji dhe në vitin 1991 ka filluar punë në shkollën Viçisht. Në vitet 1988-1992, ka punuar në shkollën Gjoricë.
Në gusht të vitit 1998, është emëruar mësuese e kimisë dhe biologjisë në gjimnazin e Bulqizës, ku punoj në 27 vite.
Gjatë gjithë perudhës së mësimdhënies, është karaktërizuar nga profesionalizmi dhe përgaditja e lartë metodiko-shkencore në trasmetimin e dijeve tek nxënësit me qartësi e saktësi në dhënien me kopetencë të lëndës, duke u përkushtuar në misionin e shenjtë ndaj nxënësve për forminin e tyre shkencor e qytetar.
Hysnia ishte një nënë shembullore e qytetare e nderuar nga gjithë komuniteti i Bulqizës për kontributin e saj të vyer në edukimin e shumë brezave do të mbetet gjithmonë i paharruar.
“TV Bulqiza” shpreh ngushëllime fëmijëve të saj, bashkëshortit, gjithë familjarëve e të afërmve, kolegëve e nxënësve të të ndjerës, Zoti ju dhëntë durim të tejkaloni këtë dhimbje të madhe!