E hënë, 31 Mars, 2025

Zjarri në xhaminë e Shupenzës/ Flakët u pikasën nga besimtarët pas përfundimit të faljes, vatra në katin e dytë

Xhamia e Shupenzës është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm pas përfundimit të faljes.

Fillimisht flakët janë piksur nga besimtarët në katin e dytë të xhamisë ku falen gratë dhe vajzat është njoftuar zjarrfikësja e Bulqizës e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje por e ka patur të pa mundur neutralizimin e flakëve.

Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar edhe policia e cila ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarje.

Sipas dyshimeve të para nga policia, shkak mendohet të jetë një defekt në rrjetin e instalimeve elektrike.

“Rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm, dyshohet se si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik të objektit, ka rënë zjarr në xhaminë e Shupenzës. Nga zjarri ka patur vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të zjarrit”, njofton policia.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit