Rei Manaj shkoi dje në kuotën e nëntë golave me Kombëtaren e Shqipërisë. Sulmuesi 28-vjeçar shënoi dopietë golash përballë Andorrës, në sfidën e fituar 3 me 0 për kualifikueset e Botërorit.
Zgjedhja e Silvinjos për ta nisur me Manaj, rezultoi e duhura. Kjo pasi lojtari i Kombëtares rezulton të jetë një tmerr për ekipet që konsiderohen të vogla.
Nga nëntë golat e shënuar, vetëm një gol rezulton të jetë shënuar ndaj një përfaqësuese që renditet në 100 vendet e para të FIFA-s. Pikërisht rrjeta e tundur ndaj Bjellorusisë, që ndodhet në vendin e 98-të.
Më tej janë dy gola ndaj San Marinos, që mban vendin e fundit. Tri gola ndaj Andorrës dhe nga një përballë Azerbajxhanit, Moldavisë dhe Kazakistanit.