Kryeministri Edi Rama në Shkodër prezanton ligjin e ri të sapomiratuar “Paketa e Maleve” për t’u hapur rrugë investimeve në agroturizëm e turizëm malor, duke i dhënë një mundësi reale, e mbështetje të posaçme, të gjithë tyre që duan të rikthehen në tokat e të parëve për të bërë sukses ekonomik për familjen e tyre.
“Ligj që kapërcen vonesat në zhvillimin e pronës në territoret malore sidomos atje ku pronarët e ligjshëm nuk e kanë pranuar 7501 dhe kanë këmbëngulur që toka t’ju njihet e ndarë siç ato janë dakordësuar me njëri tjetrin duke u kthyer në kufijtë e paracaktuar nga të parët e tyre.
Ne bëmë një përpjekje të ndërmjetme me ligj por edhe ai ka shfaqur problematika që lidhen me faktin që një pjesë e të interesuarve janë këtu dhe kjo ka vonesat e hallkat e veta të vështirësisë.
Paketa e maleve nuk është një paketë që adreson çështjen e pronës bë tërësi por ëndrrën dhe dëshirën për t’u kthyer në tokën e të parëve.
Logjika e paketës është që është pronarëve që quhen posedues faktikë, pronarë pra jo zaptues, që nuk kanë letrat e dokumentet e pronësisë të regjistruar, janë shumë dhe janë të dëshiruar të investojnë.
Ka plot nga veriu në jug, por nga ana tjetër e padiskutueshme është që nuk ka një pikë të Shqipërisë ku të mos jetë e mundur që të bësh sukses nëpërmjet agroturizmit. Mjafton syri i bashkisë për të verifikuar nëse jemi në kushtet e një trashëgimtari të ligjshëm apo jo. Kjo procedurë është shumë e thjeshtë. 500 aplikantët e parë do të jenë 10 vite pa asnjë taksë”, tha ai.