Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin “do të vdesë së shpejti”, duke besuar se kjo do t’i japë fund luftës së vazhdueshme midis vendeve të tyre, sipas The Kyiv Independent. Zelensky i bëri këto komente gjatë një interviste me gazetarët evropianë më 26 mars në Paris, mes zerave për gjendjen shëndetesore te Putin. Komentet e Zelenskit vijnë një ditë pasi Rusia dhe Ukraina ranë dakord të zbatojnë një armëpushim të pjesshëm të ndërmjetësuar nga SHBA për sulmet e infrastrukturës energjetike dhe armiqësitë në Detin e Zi.
“Është shumë e rëndësishme që Amerika të mos e ndihmojë Putinin të dalë nga ky izolim global tani”, tha Zelensky gjatë një vizite në Paris.
“Unë besoj se kjo është e rrezikshme. Ky është një nga momentet më të rrezikshme.”
Putini shpreson të “mbesë në pushtet deri në vdekjen e tij”, tha Zelensky, dhe ambiciet e tij nuk janë të kufizuara në Ukrainë, por mund të çojnë në “një konfrontim të drejtpërdrejtë me Perëndimin”. Zelensky u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Evropës që të qëndrojnë të bashkuar në presionin ndaj Putinit.