E hënë, 31 Mars, 2025

Rama i bindur në fitoren e 11 Majit: Nuk bëjmë premtime elektorale, ne i kemi të garantuara

Kryeministri Edi Rama, nga Elbasani ndodhet sot në Elbasan ku po diskutohet për transformimin e Parkut Metalurgjik.

Shefi i qeverisë iu përgjigj një pjesëmarrësi, teksa ky i fundit i përmendi premtimet elektorale. Rama tha se premtime elektorale bëjnë vetëm ata që e dinë se do t’i humbin zgjedhjet.

Pjesë nga diskutimi:

Qytetari: Për të qenë më i qartë, nga momenti i fundit ka kaluar shumë kohë. Nuk kanë qenë mbase instrumentat e duhura për t’u arritur kjo gjë. Si mund ta vëmë në praktikë që të mos mbetet thjesht premtim elektoral.

Rama: Unë e kërkova këtë takim se thashë që do të shkojmë për masterplanin, por thashë mirë është të takojmë edhe ata. Premtime elektorale bëjnë ata që duan me fituar zgjedhjet, ne i kemi të garantuara.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit