E mërkurë, 2 Prill, 2025

Furgoni bën parakalim të gabuar në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë, gjobitet drejtuesi

Policia njofton se drejtuesi i mjetit është gjobitur me shumën 10 000 lekë të rinj.

Policia e Dibrës ka reaguar pas një videoje të publikuar në rrjete sociale, ku shihej një furgon që bënte parakalim të gabuar në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë. Policia njofton se drejtuesi i mjetit është gjobitur me shumën 10 000 lekë të rinj.

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetin social “JOQ Albania”, për një automjet furgon, drejtuesi i të cilit kryen parakalim të gabuar në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë, ju informojnë se:

Policia Rrugore e Dibrës, ka kryer verifikimet përkatëse dhe ka vendosur masën administrative 10 000 lekë të rinj, sipas nenit 146 të Kodit Rrugor, ndaj drejtuesit të automjetit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit