E hënë, 7 Prill, 2025

Messi në versionin magjik, realizon gol dhe thyen rekord me Inter Miamin në MLS

Lionel Messi u shfaq sërish protagonist në MLS, madje theu edhe rekord. Lojtari argjentinas realizoi gol me Inter Miamin, në barazimin 1-1 në ndeshjen e kampionatit amerikan ndaj Torontos.

Me këtë gol, Messi bëhet futbollisti që ka kontribuar më shumë për Inter Miamin. Sulmuesi, që nga ardhja e tij te kjo skuadër në korrik 2023, në 44 raste ka shënuar apo asistuar. Më saktësisht, 37-vjeçari ka realizuar 24 gola dhe ka dhuruan pasisn e fundit 20 herë.

Kjo ishte një tjetër arritje në karrierën e lavdishme të Messit. Ai gjithashtu udhëhoqi Inter Miamin në trofeun e tij të parë të madh në 2023 dhe u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të klubit gjatë sezonit 2024.

Me edicionin e ri të kampionatit amerikan që është në start, “pleshti” premton se do të thyejë edhe më shumë rekorde, për të treguar edhe një herë se është një nga më të mirët në historinë e futbollit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit