E hënë, 7 Prill, 2025

Mishi me salmonelë në treg, largohet drejtori i AKU-së së Tiranës

Pas disa rasteve të hedhjes në treg të produkteve të kontaminuar me salmonelë, ka ardhur dhe largimi nga detyra e drejtorit të AKU-së së Tiranës, Fatjon Pasholli.

Btv News ka mësuar se ai ka dhënë dorëheqjen dhe në vend të tij, është komanduar Alketa Hoxha.

Urdhëri i drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit mban datën 7 Prill, i cili ka vendosur ndëprerjen e marrëdhënies së punës dhe atë financiare me Fatjon Pashollin.

Disa ditë më parë u hodhën në treg rreth 2.6 tonë mish pule i kontaminuar me salmonelë. Prokuroria e Tiranës nisi menjëherë hetimet dhe nën akuzë janë administrator dhe pronari i kompanisë importuese dhe disa punonjës së AKU-së.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit