Pranvera e këtij viti ka mbërritur në Tiranë, ku gjithçka ndriçon nga dielli dhe çdo ditë e më shumë njoftohet largimi i dimrit. Ditët janë gjithmonë e më të ngrohta, dhe sheshet dhe rrugët janë plot njerëz që shijojnë aromën e pranverës.
Por një tjetër qytet në Shqipëri, Korça, qyteti i njohur për bukuritë e natyrës dhe për produktet e veçanta, si birra legjendare “Korça”, është në një dimension tjetër.
Atje, pranvera ende nuk ka marrë pushtet. Në këtë fillim prilli bora ka mbuluar gjithçka, duke krijuar një peizazh të mrekullueshëm që të kujton kulmin e dimrit. Temperaturat zbritën nën zero, dhe ajri është i ftohtë. Por aty në mes të bukurisë së bardhë dhe temperaturës së ulët njerëzit vazhdojnë të punojnë. Vazhdon të punojë Fabrika e birrës “Korça”, e cila prodhon birrën “Korça” simbol i shumë brezave, që pëlqehet në çdo stinë edhe kur bora shton një tjetër magji për qytetin.
Korça e bukur, ndryshe nga Tirana, ka një klimë që shpesh sfidon ata që jetojnë e punojnë aty. Në Korçë, çdo hap në borë kërkon më shumë energji dhe përpjekje, duke i shtuar një tjetër dimension jetës së përditshme, që e bën atë më të vështirë, por gjithmonë të bukur në mënyrën e vet.
Ky kontrast i jashtëzakonshëm mes dy qyteteve, Tirana e ngrohtë dhe e ndriçuar, dhe Korça e mbuluar nga bora, dëshmon se natyra ka një mënyrë unike për të treguar bukurinë e saj dhe se jo kudo është e lehtë.
Kjo është Shqipëria, në një vend pranvera sjell ngrohtësi e dritë, ndërsa një tjetër përjeton ende dimrin e ftohtë, por gjithmonë të bukur.