Reshjet e dëborës të cilat nisën pasditen e djeshme, sot kanë lënë vendin ngricave dhe temperaturave të ulëta në rrugë, si dhe mund të sjellin dëme në frutikulturë dhe në bujqësi. Aktualisht, në disa segmente ka ngrica në rrugët nacionale, si dhe ato rurale.
Sa i përket akseve të rrugëve nacionale, Bulqizë-Peshkopi, Bulqizë-Tiranë janë të gjitha të kalueshme. Probleme ka patur në rrugët që lidhin Lagjen e Re me atë Vjetër, si dhe rrugët brenda qytetit të Bulqizës për shkak të ngricave.
Për shkak të reshjeve gjatë natës, në aksin rrugor Klos-Tiranë, drejtuesi i një mjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur drejtuesi i mjetit, si dhe tre pasagjerët që udhëtonin në atë makinë, të cilët ndodhen në spitalin e traumës në Tiranë.
Sa i përket rrethinës së Matit, situata është normalizuar dhe nuk raportohet për dëmtime në frutikulturë dhe bujqësi.