Çifti i dashur nga publiku, Venera Lumani dhe Lind Islami, janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e kanë ndarë vetë në rrjetet sociale, duke prezantuar djalin e tyre, të cilin e kanë quajtur Drin – një emër me kuptim të veçantë, që simbolizon lidhjen mes dy qyteteve të origjinës së tyre, Strugës dhe Pejës, të bashkuara nga lumi Drin.
“Familja mbi të gjitha.
‘Unë buroj në Strugë, e buroj në Pejë
I bëj malet bashkë, skej m’skej’
Ju dua,
Drin Islami”, shkruan Venera dhe Lindi.
Bashkë me dedikimin, ata publikuan edhe një foto ku shfaqen si një familje e plotë.