E premte, 11 Prill, 2025

8 fshatra pa energji elektrike, Gjunkshi: Ku është Balluku, apo i bëhet pis makina që e lan me 10 mijë euro në muaj të ngjitet deri në Dibër?

Kandidati i PD-se për qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi denoncon se pas dëborës së rënë në Dibër, 8 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

Ai ka qënë i pranishëm në fshatin Sllovë, ku banoët ankohen për mungesën e energjisë elektrike.

Ai ironizon ministren e energjitikës Belinda Balluku, se prej 48 orësh as ajo dhe as grupet e punës nuk janë në terren për të siguruar energjinë elektrike dhe se ajo s’mund të shkojë në Dibër, për shkak se i bëhët pis makina që e lanë me 10 mijë euro në muaj, me paratë e shqiptarëve.

Statusi i plotë:

Prej dy ditësh Sllova pa drita. E njësoj si kjo zonë edhe Lura, Fushë-Çidhna, Arrasi, Zall-Dardha, Reçi, Kala e Dodës e deri në Bushtricë, PA ENERGJI ELEKTRIKE. Shiko dramën njerëzore të banorëve. Ku është Ministrja Balluku?

Apo i bëhet pis makina që e lanë me 10 mijë euro në muaj me taksat tona, sikur të ngjitet në Dibër? Po Klosi ku është? Apo meqë është deputet i sigurt, nuk ka nevojë të zbresë në terren. Ashtu sikur sot, unë zotohem të jem me ju, kudo të më thërrisni, e kudo ku të jetë nevoja, do e ngre zërin për Dibrën e dibranët.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit