E premte, 11 Prill, 2025

Berisha takim me përfaqësuesit e OSBE-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me përfaqësuesit e misionit të vëzhgimit të OSBE-ODIHR në selinë blu.

“Përfaqësuesit e OSBE-ODIHR janë futur në selinë e PD dhe ende janë duke zhvilluar një takim me kreun e PD”.

Ky është një takim që vjen nga ana e OSBE-së në kuadër të zgjedhjeve të 11 Majit.

Një ditë më parë, ata ishin në takim me përfaqësues të Partisë së Lirisë.

Në fokus mbeten zgjedhjet e 11 Majit dhe problemeve apo shqetësimeve që kanë forcat politike.

Kujtojmë se OSBE-ODIHR do të ketë rreth 300 vëzhgues në Shqipëri. 26 prej tyre janë afatgjatë për të shikuar si do zbatohen rekomandimet e ODIHR

Artikuj te ngjashem

Me te fundit