Itali-Një 46-vjeçare ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor ditën e djeshme në Itali
Ngjarja u regjistrua rreth orës 14:00 mes Inzago dhe Pozzuolo Martesana, Milano.
Dorina Bardhi ishte duke udhëtuar bashkë me vajzën e saj, vetëm 9 vjeçe kur u përplas me një kamion.
Paraprakisht dyshohet se makina sapo kishte kaluar kryqëzimin dhe kishte hyrë në rrugën që të çonte drejt Cassana d’Adda.
Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë aksidentit.
Bardhi jetonte me të shoqin dhe tre vajzat në Albignano.
“Një grua e mrekullueshme, e përkushtuar ndaj familjes dhe komunitetit”, thuhej në reagimet pas vdekjes së saj