Ditën e sotme në vendin tonë, pritet largim gradual i valës së ftohtë me origjinë verilindore-lindore, duke sjellë ngrohje graduale të motit në territorin shqiptar. Sipas Meteoalb, zonat e ulëta dhe vija bregdetare do të mbizotërohen nga moti i kthjellët përgjatë gjithë 24-orëshit, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare do të vijojë moti në zonat malore të Shqipërisë.
Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga -2°C vlera më e ulët e shënuar në zonat verilindore deri në 18°C vlera më e lartë, e cila do të shënohet përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.