E premte, 11 Prill, 2025

Po shpërndahen produkte me furgon për vota”, kandidati për deputet denoncon rastin në Mat

Një rast i shpërndarjes së produkteve ushqimore për vota është denoncuar në Mat.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, mdatë 08.04.2025, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi B.Ç., 56 vjeç, banues në Tiranë, kandidat për deputet në Kuvendin e Shqipërisë pasi dyshonte se në fshatin Bushkash, Mat, disa persona të panjohur nga ana e tij, po shpërndanin produkte të ndryshme me një furgon, me qëllim favorizimin e subjekteve politike.
Pas kallëzimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të automjetit shtetasi F.L., së bashku me automjetin e tij furgon, ku nga këqyrja dhe veprimet hetimore nuk u konstatua asnjë send apo veprim i kundraligjshëm.

Të gjitha veprimet janë kryer në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit