Partia Socialiste do të hapë të shtunën në orën 12:00 fushatën zgjedhore të 11 Majit në Sheshin Skënderbej.
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën Sy m’Sy, deklaroi se nesër është dita e rënies së gongut zyrtar të fushatës.
Ai theksoi se risi e kësaj fushate është se do të hapet me një cikël takimesh që do të zhvillohen në të njëjtën kohë.
Ndryshe nga herët e tjera ne do ta nisim fushatën zyrtare me një cikël takimesh që do të zhvillohen në të njëjtën kohë. Në këtë cikël takimesh ne do të jemi së bashku me fuqinë tonë kryesore që janë gratë dhe vajzat.
Por deri nesër le të vazhdojmë me ditën e sotme dhe me çastin e tanishëm dhe jam në dispozicion të përgjigjeve tuaja, stafi më ka përgatitur një sërë pyetjesh me kritika që vijnë nga fundi i kënetës