E shtunë, 12 Prill, 2025

Aksident i rëndë, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Berat, rreth orës 07:30, në fshatin Moravë, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë, 50-vjeçari Eduart Ismaili ka ndërruar jetë në spital, duke mos i mbijetuar dot plagëve të marra.

Ndërkaq, shtetasi F. P., 31 vjeç është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

Artikuj te ngjashem

Me te fundit