E premte, 11 Prill, 2025

Edhe pas 5 ditësh, Ostreni nën “pushtetin” e ngricës

Dëbora e rënë javën e kaluar vijon të jetë ende prezente në zonat e thella malore të Bulqizës.

Në fshatin Ostren i Madh të zonës së Gollobordës, ka ende prezencë të dëborës gërshetuar me gjelbërimin pranveror që kishte nisur. Por banorët janë të shqetësuar për dëmet e mëdha që i janë shkaktuar bujqësisë e kryesisht frutikulturës.

Ata shprehen se temperaturat gjatë natës kanë zbritur deri në minus 7 gradë Celsius duke lënë pasoja të rënda në frutikulturë.

Qani Muça me profesion specialist bujqësie konfirmon se dëmet janë shumë të mëdha nga ngricat gjatë natës. Fakti shqetësues sipas tij është se askush nga institucionet nuk është parë në fshat për tu interesuar për dëmet që ju janë shkaktuar fermerëve. Muça shton se më të dëmtuara janë qershitë, kumbullat, dardhat etj.

Për shkak të temperaturave të ulta, banorët e Ostrenit të Madh thonë se dëmet do të rriten akoma më shumë në ditët në vijim.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit