Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi prej ditës së sotme janë të divorcuar me vendim Gjykate.
Pas seancës së sotme, u mor vendimi që çifti të ndahet nga martesa prej rreth 28 vitesh.
Seanca u mbajt sot paradite pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, ku u zhvillua seanca e pajtimit si dhe seanca gjyqësore me objekt zgjidhje martese me paditës Metën dhe të paditur Kryemadhin, ku të pranishëm ishin paditësi dhe avokati i tij.
Pala e paditur, e njoftuar nga gjykata me fletëthirje, nuk u paraqit në seancë, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë. Në përfundim të seancës, gjykata vendosi zgjidhjen e martesës midis Metës dhe Kryemadhit, martesë nga e cila kanë tre fëmijë.