KQZ bën me dije se ka nisur sot zyrtarisht procesi i dërgimit të dokumentacionit zgjedhor për zgjedhësit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, të regjistruar në qarqet Dibër dhe Berat, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në Shqipëri.
Operatori i shërbimit postar do të vijojë çdo mëngjes me dërgimin e fletëve të votimit dhe materialeve të tjera të nevojshme, në përputhje me ritmin e përgatitjes së tyre nga administrata zgjedhore.
Dërgesat do të kryhen në mënyrë të përditshme, për të garantuar që çdo qytetar me të drejtë vote jashtë vendit të ketë mundësinë të marrë pjesë në zgjedhje.