E martë, 15 Prill, 2025

Masakrimi i Ilarias, rrëfimi tronditës i ish të dashurit filipinas: E godita me thikë nga pas, bërtiti pak. Vdiq menjëherë, trupin e vendosa në qese mbeturinash

Pasi vrau Ilaria Sulën, 23-vjeçari Mark Samson i mashtroi të gjithë duke i bërë të besonin se 22-vjeçarja shqiptare ishte arratisur me një mashkull tjetër.

Ndërkohë ish i dashuri filipinas i viktimës ka rrëfyer detaje tronditëse nga masakrimi me thikë i Ilarias, ngjarje e mbushur ende me mister. Në deklaratën e dhënë për prokuroren Antonella Minnuni, Mark Samsoni rrëfen si e vrau Ilarian, krim i kryer me gjakftohtësi në banesën e tij, teksa prindërit e autorit ndodheshin në banesë.

“E godita dy herë nga pas me thikën që kishim përdorur për të prerë proshutën. Ilaria nuk vuri re asgjë, ka bërtitur pak”.

Mark, gjatë seancës prej 5 orësh ku u mor në pyetje, prokurorja iu drejtua: “Pra, ajo humbi jetën menjëherë?” dhe Samsoni i përgjigjet: “Vdiq menjëherë”.

“Pas kësaj gjendesh me trupin e pajetë të Ilarias në dhomën tënde në orën 11:00 të paradites të datës 26 mars, çfarë bëre?”, i drejtohet prokurorja.

“E futa në dy qese mbeturinash, që i kisha në kuzhinë”, u përgjigj Samsoni. “Kam kontrolluar nëse Ilaria ishte, por ajo ishte e vdekur, në dysheme, i vendosa një qese nga koka deri tek legeni, më pas mbeta aty i palëvizur dhe i traumatizuar nga ajo që kisha bërë. U ndjeva bosh. Më pas vendosa ta fsheh në një valixhe që e gjeta në dhomën e prindërve të mi”.

Sipas rezultateve të para të autopsisë , nuk mund të përjashtohet që Samson mund të ketë hedhur në tokë ish-të dashurën e tij përpara se ta godiste me thikë për vdekje.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit