E hënë, 21 Prill, 2025

Aksident brenda tunelit të Murrizit në rrugën e Arbrit, lëndohen disa persona, devijohet lëvizja nga bypass-i

Te tuneli i Murrizit në rrugën e Arbrit, brenda tij, ka ndodhur një aksident me persona të lënduar.

Ata janë transportuar nga ambulanca për në Spitalin e Traumës. Ndërsa tuneli për momentin është bllokuar, duke krijuar varg të gjatë makinash në të anët e tij.

Si pasojë, lëvizja e automjeteve është devijuar nga bypass-i, ashtu siç ishte para inagurimit të tunelit më 14 mars. Ky është aksidenti i parë pas një muaj e pak qëkur u hap tuneli i Murrizit për qarkullimin e automjeteve.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISE

Tuneli i Murrizit/Informacion paraprak

Rreth orës 16.40, brenda tunelit të Murrizit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin italian F.T., dhe automjeti me drejtues shtetasin A.K.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë dy drejtuesve të automjeteve iu është bërë testi i alkoolit dhe kanë rezultuar 00 mg/l.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit