E mërkurë, 23 Prill, 2025

Si do të jetë moti sot?

Ditën e sotme në vendin tonë, masat ajrore me origjinë Veriperëndimore, do të vijojnë ndikimin e tyre në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe e territorit të mbizotërohet nga intervale kthjellime.

Më të theksuara do të jenë përgjatë vijës bregdetare.

Ndërsa, gjatë pasdites pritet zhvillim i vranësirave, duke gjeneruar shira në zonat malore dhe pjesërisht zonat e ulëta duke lënë zonat bregdetare pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por ulen sërish vlerat maksimumet duke u luhatur nga 6°C vlera minimale, e shënuar në zonat verilindore deri në 25°C vlera më e lartë në bregdetin e Jonit.

Era do të fryjë e lehtë paradite, por deri mesatare gjatë pasdites me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë 2 ballë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit